Sherr me thika në Tiranë, babë e bir plagosin 26 vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 21:16 17-05-2018 Sherr me thika në Tiranë, babë e bir plagosin 26 vjeçarin foto ilustruese

Një konflikt mes tre personave ka degraduar deri në nxjerrjen e armëve të ftohta në kryeqytet mbrëmjen e sotme, ku ka mbetur i plagosur një 26 vjeçar.

Sipas informacioneve, gjatë një sherri për motive të dobëta, E.M dhe E.M, babë e bir kanë plagosur në "Komunën e Parisit" me mjete prerëse një 26 vjeçar me iniciale D.L.

Sakaq policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion paraprak

Më datë 17.05.2018, rreth orës 21:20, në një lulishte në zonën e “Komunës të Parisit”, ka patur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve D. L., E. M., dhe E. M., ku për pasojë shetasi D. L rreth 26 vjeç është goditur me mjet prerës (në bark) nga shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir).

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir), në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Del skema e mashtrimit në INTERNET nga të rinjtë shqiptarë, ja si zhvaten të huajt
'Përgjimi' i Agron Xhafajt dhe akuzat e PD, reagon Prokuroria e Përgjithshme »
Article Logic
Execution time: 0.0071420669555664
array(1) { ["section"]=> string(63) "sherr-me-thika-ne-tirane-babe-e-bir-plagosin-26-vjecarin-121163" }