Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Sherr me thika në Sarandë, Policia shkon në spital të identifikojë personin që ka vdekur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, në lagjen nr.1 të qytetit. Për pasojë një person ka marrë lëndime në trup dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht bëhet me dije se ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj, pasi deri tani nuk kanë informacion se cili është identiteti i viktimës dhe po ashtu dhe autori.

“Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img