Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr me thika në qendër të Fierit, dyshohet se një i ri ka vdekur

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me thika në qendër të Fierit, dyshohet se një i ri ka

Fieri ështe tronditur mesditën e kësaj të hëne ku një i ri, 17-vjeç, dyshohet se është vrarë në qendër të qytetit. Burime për mediat bëjnë me dije se pas një sherri për motive të dobëta, dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Si pasojë debati ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Autori e qëlloi 17-vjeçarin, identiteti i të cilit ende nuk dihet, me thikë. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit të këtij qyteti ku fatkeqësisht burime për mediat bëjnë me dije se ka ndërruar jetë.

Ndërsa, autori i kësaj ngjarje u shoqërua nga policia në Komisariat.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, priten më tepër detaje në vijim.

Përditësim/ 12:25

19-vjeçari u vra për sherrin banal në Fier, u plagos edhe qytetari që ndërhyri

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit. Përmes një njoftimi zyrtar blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F.M, 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë 19-vjeçarin me ininciale G.B. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra i riu ka humbur jetën në spital.

Gjithashtu, në ambientet e spitalit është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore edhe një 20-vjeçar, i cili në momentin e sherrit ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes dy të rinjve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur arrestimin e 18-vjeçarit, ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç,  gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç,  i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese