Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Sherr me thika në pedonalen e qytetit, plagosen 2 persona

spot_img

Lajme të ngjashëm

Paraditen e sotme ka ndodhur një përleshje me thika në mes të qytetit të Beratit, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 të paradites në pedonalen e qytetit.

Në njoftimin e policisë thuhet se ka patur një konflikt midis shtetasve G. Ç., 39 vjeç dhe B. D., 47 vjeç, të dy banues në Berat, pasi janë konfliktuar fizikisht, shtetasi G. Ç, ka goditur me mjet prerës (në vithe) shtetasin B.D.

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin mjekim nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img