Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë përleshur për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.
Dyshohet se autori i sulmit me thikë ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit në gjendje koma.
Sakaq, policia bën me dije se ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga agresorin.