Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr me thika në lokal, një i plagosur rëndë me helikopter drejt Tiranës, arrestohet autori (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Një sherr me thika mësohet se ka ndodhur në Dibër orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Dibrës njofton se ka marrë informacion se rreth ores 03.00, të datës së sotme, në një lokal në fshatin Sohodoll po ndodhte një konflikt.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në lokalin e shtetasit  B.C,  në fshatin Sohodoll janë konfliktuar me njëri- tjetrin shtetasit B.C,  49 vjeç, dhe B.B,  40 vjeç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë me mjete të ftohta (thikë), shtetasi B.C, i cili po transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga grupi hetimor dyshohet se  konflikti ka nisur për motive të dobëta ( grindje e çastit)  ndërmjet dy shtetasve.

Pas ngjarjes autori dyshuar është larguar, më pas është bërë e mundur gjetja, kapja dhe shoqërimi në ambjentet e Policisë, i të dyshuarit B.B, i cili rezulton i dëmtuar lehtë gjatë konfliktit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.