Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Sherr me thika në Gjirokastër, një person përfundon i plagosur në spital, arrestohet autori (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person i identifikuar si Ilir Ruca 60 vjeç, ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Gjirokastër, si pasojë e një sherri me një person tjetër. Ruca ka shkuar i plagosur në spitalin e qytetit, dhe me plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Sipas Policisë, rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, të cilin po e shoqërojnë për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img