Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr me thika në Fier, plagoset 30-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me thika në Fier, plagoset 30-vjeçari, policia në

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se dy të rinj janë konfliktuar për motive të dobëta dhe si pasojë një prej tyre, K.D., 30 vjeç ka mbetur i plagosur.

Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i policisë: Fier/Informacion paraprak

Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll