Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Sherr me thika në Elbasan, Policia prangos autorin dhe çon në spital të plagosurin (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Një person ka mbetur i plagosur në Elbasan, si pasojë e një sherri që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta. Mësohet se Albert Berati ka marrë plagë në trup dhe është dërguar për ndihmë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas sherrit dhe kanë arrestuar dhe autorin e dyshuar. Shtetasi Fadil Sinani akuzohet se ka qëlluar me thikë Beratin pas një konflikti që fillimisht ka qenë verbal.

Në vendin e ngjarjen, lagja “5 Maji” e qytetit të Elbasanit, është sekuestruar dhe thika e përdorur. Shkaqet dhe rrethanat e sherrit nuk dihen ende, ndaj grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e dokumentimin e plotë.


Më shumë