Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr me thika në Elbasan, Policia prangos autorin dhe çon në spital të plagosurin (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me thika në Elbasan, Policia prangos autorin dhe çon në

Një person ka mbetur i plagosur në Elbasan, si pasojë e një sherri që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta. Mësohet se Albert Berati ka marrë plagë në trup dhe është dërguar për ndihmë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas sherrit dhe kanë arrestuar dhe autorin e dyshuar. Shtetasi Fadil Sinani akuzohet se ka qëlluar me thikë Beratin pas një konflikti që fillimisht ka qenë verbal.

Në vendin e ngjarjen, lagja "5 Maji" e qytetit të Elbasanit, është sekuestruar dhe thika e përdorur. Shkaqet dhe rrethanat e sherrit nuk dihen ende, ndaj grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e dokumentimin e plotë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese