Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr me thika në Durrës, ndërron jetë një person

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me thika në Durrës, ndërron jetë një person

Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy personave ditën e sotme në Lagjen 4 në Durrës.Sherri mes dy personave ka nisur me fjalë dhe më pas ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës, thikë.

Policia njofton se shtetasi Ilir Koçilja ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Halil Koka, i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Plagosi  me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit  për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Pamje nga vendi i ngjarjes

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2024/02/427630220_7556763511009405_8762078881188414816_n.mp4"][/video]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese