Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Bëhet me dije se sherri ka ndodhur mes dy personave që ishin të dehur, ku njëri ka përfunduar i plagosur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. I plagosuri ka marrë plagë në kokë dhe këmbë.
Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit dhe autorit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.