Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Sherr me thika në Berat, plagoset rëndë 17-vjeçari, arrestohet adoleshenti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8c50704f56094556db2e207f37681188

Një sherr me thika ka ndodhur mes dy të rinjëve ditën e sotme në qytetin e Beratit.

Mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë E.H., 17 vjeç, i cili është dërguar në urgjencën e spitalit të Beratit.

Ndërkohë policia ka arrestuar menjëherë të riun tjetër, shtetasit K.Q., 18 vjeç.

Sakaq, bëhet me dije se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobta.

Njoftimi i policisë:

Një sherr me thika ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 17-vjeçari në Berat. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat arrestuan në flagrancë të shtetasit K.Q., 18 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobta ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.H., 17 vjeç banues në Berat, duke i shkaktuar demtime të renda. Shtetasi E.H. ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img