Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr me thika mes të miturve në Tiranë, një 15 vjeçar i plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me thika mes të miturve në Tiranë, një 15

Policia ka njoftuar se ditën e sotme në rrugën “Bedri Karapici”, në Tiranë ka ndodhur një sherr mes dy të miturve. Një 15-vjeçar dhe një 16-vjeçar janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë 15- vjeçari.

Menjëherë është dërguar në spital për trajtim mjekësor, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende shkaku i konfliktitt, policia po punon për zbardhjen e rrethanave. Ndërsa 16 vjeçari i cili e sulmoi me thikë është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese