Ka ndërruar jetë një 26-vjeçar i cili u përfshi në një konflikt ditën e sotme në Pejë, ku u qëllua me thikë nga një person. Lajmi i trishtë konfirmuar nga zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti.
“Po, fatkeqësisht njëri nga të lënduarit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë”, tha Saiti.
Mediet kosovare shkruajnë se sherri ndodhi mes dy personave sot rreth orës 14:45. Si pasojë të dy personat mbetën të plagosur, ndërsa fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë në spital, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Ende nuk bëhen me dije motivet e konfliktit mes tyre.