Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Sherr me të rinjve te Liqeni i Thatë, dy shokët bëjnë për spital një person tjetër: Policia i shpall në kërkim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person është plagosur me sende të forta në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, pas një sherri me dy persona të tjerë ditën e djeshme.

Policia ka arritur të identifikojë një prej autorëve dhe po punon për identifikimin e të dytit. 24 vjeçari B.A është shpallur në kërkim, ndërsa Blutë e Tiranës po punojnë për identifikimin e shokut të tij.

“Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. A., 24 vjeç, sepse në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij), tek Liqeni i Thatë, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. R”, njofton Policia.

Njoftimi i plotë – Policia e Tiranës

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestuan shtetasit: N. T.(J.), 45 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe D. T., 29 vjeç dhe M. Sh., 29 vjeç për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, pasi më datë 19.04.2021, shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin B. O., ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh. nuk kanë kallëzuar për krimin. 

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 32 vjeç, pasi në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur një shtetase 25-vjeçare.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I. K., 23 vjeç, R. Ç., 59 vjeç dhe Sh. S., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. A., 24 vjeç, sepse në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij), tek Liqeni i Thatë, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. R.

•Më datë 20.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e një 16-vjeçari, pasi në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka marrë shumën 5.000 lekë, bashkëmoshatarit të tij.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_img

Më shumë

spot_img