Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen dy

Dy familje janë përplasur me sende të rëndë në Tiranë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi –A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi S. J. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me shtetasin A. Sh. dhe disa pjestarë të familjes së tij.

Shtetasi A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J.

Njoftimi i plotë i policisë së Tiranës:

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta, mes dy familjeve.

Vihen në pranga 2 nga shtetasit e përfshirë në konflikt.

Sekuestrohet një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Nuçi Naçi”, kishte konflikt, me sende të forta, mes dy familjeve, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi S. J. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me shtetasin A. Sh. dhe disa pjestarë të familjes së tij.

Shtetasi A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu