Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Sherr me policinë/ U theu xhamin e makinës dhe goditi 5 oficerë, arrestohet 26 vjeçari në Tiranë (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

f1566358750aa49e6111d7e62d2f7242

Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ka kundërshtuar dhe goditur forcat e policisë.

Në pranga ka rënë Emilton Pjetri, i cili është ndaluar nga policët teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij në Kombinat në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Pasi është ndaluar ai ka kundërshtuar policët të cilëve u ka thyer xhamin e makinës. Gjatë shoqërimit i riu ka goditur pesë oficerë.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e Policisë në detyrë, vihet në pranga 26-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Rendit, se një drejtues mjeti nuk i ishte bindur urdhrit të ligjshëm për të ndaluar dhe i kishte kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 05:00 të mengjesit , në rrugën “Mikel Maruli”, rrepunonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor, së bashku me shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në momentin e ndalimit të mjetit pas ndjekjes nga ana e tyre, pasi e kishin konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ky shtetas i ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. Gjatë shoqërimit për në Komisariatin Nr. 6, ky shtetas ka shfaqur sjellje agresive dhe të dhunshme dhe ka goditur muret e Komisariatit.

Në cilësinë e provës materiale sekuestrua mjeti me të cilin ky shtetas po qarkullonte.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” ,“Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Më shumë

spot_img