Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Sherr me gruan dhe fëmijët e mitur / Vlonjati qëllon me armë dhe largohet, policia vihet në ndjekje të tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të një 50-vjeçari që ka qëlluar me armë zjarri pas sherrit me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa Policia thotë se ka nisur krehjen e zonës për kapjen e autorit që është larguar nga banesa pas sherrit. Ngjarja ka ndodhur në Kaninë.

“Sot, rreth orës 21:45, në fshatin Kaninë, Vlorë, dyshohet se shtetasi V. H., rreth 50 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit, në banesë, me bashkëshorten e tij, shtetasen L. H, dhe dy fëmijët e mitur, ka qëlluar me armë zjarri. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit”, bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img