Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr me armë zjarri mes fqinjëve në Tiranë, plagoset 47-vjeçari, arratiset autori

Shkruar nga Newsbomb
Sherr me armë zjarri mes fqinjëve në Tiranë, plagoset

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të shtune në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të policisë bëhet fjalë për një koflikt mes dy fqinjve. Debati mes dy fqinjve i dyshuar  për motive pronësie ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Ka qenë Amarildo Kamberi ai që nxori armën, ku për pasojë mbeti i plagosur fqinji i tij Xhevahir Kolaveri 47 vjeç.

Uniformat blu bëjnë me dije se 47-vjeçari ka marrë plagë në këmbë.  Ai është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë autori është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese