Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Sherr me armë dhe grushte në selinë e PS në Shkodër, i pranishëm edhe Ditmir Bushati

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ishte parashikuar që të inagurohej mbremjen e së martes por situata ka precipituar në dhunë fizike dhe deri në nxjerrjen e armëve nga brezi.

albsig

spring

Sipas TV Rozafës, situata e paprecedentë ka ndodhur në selinë e re të partisë socialiste të Shkodres pranë poliklinikës. Çdo gjë ka ndodhur ndërsa po zhvillohej një mbledhje ku i pranishëm ka qënë edhe koordinatori i partisë socialiste për qarkun e  Shkodres Ditmir Bushati i shoqëruar nga antarët e kryesisë si dhe drejtuesit e kesaj force politike. Në fund të mbledhjes një nga antarët e kryesisë ka thirrur drejtorin e OSHEE- së për veriun e vendit Ersi Sulejmani dhe pasi kanë ndrruar disa muhabete e ka qëlluar disa herë në kokë.

Përballë kësaj situate ka tentuar të ndërhyjë një tjetër antar por edhe ky i fundit është qëlluar disa herë ndërsa situata ka preciputuar kur njëri nga të pranishmit ka nxjerrë pistoletën nga brezi. Në këtë moment antarët e kryesise kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë e cila ka ndërhyre menjëherë duke shmangur cdo lloj ngjarje të parecedentë që mund të krijohej.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë deri në këto momente nu ka asnjë përson të shoqëruar ndërsa 3 përsona kanë marrë plagë në kokë përfshi këtu edhe drejtorin e OSHEE- së Sulejmanin. Burime nga partia socialiste bëjnë të ditur se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë pikërisht pakënaqësitë e akomoluara nga përfaqësuesit e socialistëve në Shkodër pasi prej muajsh në postet drejtuese të drejtorive kryesore në Shkodër janë të emëruar njerëz nga Tirana. Kjo ka bërë që pakenaqësitë të vijnë në rritje duke precipituar deri në përleshje fizike.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img