14 persona janë arrestuar në Itali, mes tyre dhe shqiptarë pas një sherri masiv me dy të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur natën mes 6 dhe 7 prillit të këtij viti në Costantino Baroniku një sherr mes shtetasve shqiptarë, italianë dhe afrikano-veriorë degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe hanxharëve. Autoritetet italianë kanë vendosur që sot ta bëjnë publik lajmin.
Mësohet se efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas sherrit, ku kanë gjetur të plagosur një shqiptar dhe një italian. Sipas medive italiane, shqiptari kishte plagë në trup, në kokë dhe fytyrë. Ai u dërgua me urgjencë më spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Tani ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore por shikimi në syrin e majtë i është dobësuar si pasojë e tronditjeve nga sherri, sipas autoriteteve italiane.
Ditën e djeshme, më 27 korrik, 14 personat e përfshirë në sherr të dërguar më parë në paraburgim, kanë marrë masat e tyre të sigurisë nga gjykata. Disa prej tyre janë lënë në burg e ndërsa të tjerë kanë marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për ngjarjen.