Një sherr masiv ka ndodhur ditën e djeshme në Babrru.
Sipas policisë 11 persona janë përfshirë në sherr, tre prej të cilëve janë arrestuar dhe pësë të tjerë janë shpallur në kërkim.
Tre persona kanë përfunduar në spital. Të përfshirët në sherr janë të moshës nga 20 në 34 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17. 09. 2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., Gj. M., L. M., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit V. P., E. M., N. N., R. N., dhe R. M., vjeç 22, 30, 34, 30, 29, 27, 23 e 23, banues në Babrru, pasi në Babrru, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta, shtetasit A. R., E. H., dhe E. H., vjeç 33, 22 e 22, banues në Babrru, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për kapjen e V. P., E. M., N. N., R. N., dhe R. M. Nenet 88 e 150 të Kodit Penal.