Hapësire reklamuese

Rajoni

Sherr masiv mes të rinjsh, vritet me thikë 19 vjeçari (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Një sherr masiv mes disa të rinjve ka bërë që një 19 vjeçar të vritet në sherr e sipër pasi është qëlluar me thikë.

Mësohet se 19 vjeçari, A. Sh. nga Maxharra e Malishevës ka mbetur i vdekur pasi u sulmua me thikë dhe më pas nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

I riu kishte ardhur për pushime në Kosovë nga Italia për festat e fundvitit dhe pas një përleshjeje për arsye banale sipas Prokurorisë, ai është sulmuar për vdekje. Gjatë sherrit është plagosur rëndë edhe një djalë tjetër.

Komandanti i stacionit të Policisë në Malishevë, Azem Krasniqi ka deklaruar se për ngjarjen e ndodhur deri tani policia ka arrestuar 7 persona.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll