Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherr masiv mes adoleshentëve në Fier, të rinjtë rrihen me shkelma dhe shkopinj gome (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Disa adoleshentë janë përfshirë në një sherr me njëri tjetrin në mes të qytetit të Fierit.

Sipas informacioneve nga policia, ata janë përplasur fizikisht me shkelma, grushte e shkopinj gome.

Sherri masiv ka ndodhur pranë qendrës së qytetit të Fierit dhe të rinjtë janë dhunuar me njëri tjetrin. Akoma nuk dihet se përse ka nisur sherri mes tyre.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve.

Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt.

Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll