Dy persona kanë mbetur të plagosur rreth dy orë më parë pas një sherri me thika me disa persona të tjerë.
Policia e Tiranës njofton se sot rreth orës 14:20, në rrugën “Murat Toptani”, ka patur një konflikt midis disa shtetasve, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur me mjete prerëse (thikë), shtetasit A. S., 24 vjeç dhe E. E., 24 vjeç. Ata ndodhen në Q.S.U.T, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Sondazh
Poll