Hapësire reklamuese

Rajoni

Sherr masiv dhe të shtëna me armë te "Kodra e Diellit", Policia në vendngjarje (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Sherr masiv dhe të shtëna me armë te "Kodra e Diellit",

Katër persona janë arrestuar në kushtet e flragrancës nga Policia e Kosovës pas një sherri masiv, ku ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë dhe shërbimet policore kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit.

Sipas policisë, katër persona janë rrahur mes tyre pas një mosmarrëveshje.

Ata janë arrestuar dhe gjatë kontrollit te dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 15 fishekë dhe një gëzhojë. Duke qenë se kanë pësuar lëndime gjatë sherrit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

“Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë 24.12.2021-15:05.  Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna armësh. Të dyshuarit janë arrestuar dhe gjatë kontrollit të dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 15 copë fishekë dhe një gëzhojë. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu