Hapësire reklamuese

Showbiz

Sherr “LIVE” mes dy grave për një burrë: “Kjo rrezik i ha…”, “unë e kisha beqar moj” (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Dy zonja u përballën në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Ato janë të dyja ish-bashkëshorte të të ndjerit Shaqir Avdillari. Drita është bashkëshortja e parë e Shaqirit, e cila ka kërkuar këtë përballje me bashkëshorten e dytë, për shkak të një pasurie.

Drita jeton në Itali prej 25 vitesh. Ajo tregoi se është martuar në vitin `84 dhe është ndarë me ish-bashkëshortin në vitin `94, por pa procedura ligjore.

Drita u largua në Itali, pasi iu dha një mundësi për punë, pa bashkëshortin.

Në momentin që vendos për t`u kthyer në Shqipëri, Drita merr vesh se Shaqiri ishte martuar me znj.Sabrije. Në të vërtetë ai veprimet për divorcin i kishte kryer pa praninë e znj.Drita.

Konflikti qëndron në faktin se familja e Shaqirit dhe Dritës, në vitin `91 dhe `92, kur janë ndarë tokat me ligjin 7501, kanë përfituar 2500 metra katrorë tokë.

Dhe kur Drita është ndarë me bashkëshortin e ka lënë tokën bashkë me shtëpinë që ata kishin.

Drita akuzon Sabrijen duke i thënë: “Kjo ma mori burrin se kishte pasuri!”

Sabrija: “Kjo ka qenë e divorcuar, e pashë në gjendjen civile që ai nuk kishte kunorë. Unë vajta dhe pyeta.

Drita: “Më ke shkatërruar jetën! Më ke marrë djerësn e fëmijëve të mi!”, por znj.Sabrije deklaron se ajo nuk ishte në dijeni që Z.Shaqir kishte pasuri.

Nga seanca e ndërmjetësimit rezultoi se ka pasur falsifikime të njëpasnjëshme në disaa kontrata shitjeje dhe pjesa më e madhe e pasurisë së përbashkët mes Dritës dhe Shaqirit, është shitur kur z.Shaqir ka qenë gjallë. Pra, pa firmën e znj.Drita, ai ka shitur pasuri dhe apartamente mbi të cilat janë bërë edhe apartamente.

Juristja Eni Çobani sqaron “Në deklarata dhe në kontrata të ndryshme, një herë është vënë emri i Sabrijes me atësi tjetër; një herë është ndërruar mbiemri i Sabrijes dhe është vënë mbiemri i burrit të parë; pastaj është ndërruar data e ditëlindjes dhe e pasaportës dhe i janë vënë të znj.Drita.”

Gjithmonë Sabrija deklaron se nuk është në dijeni për asgjë dhe se ajo në asnjë moment nuk ka firmsour, sepse nuk di të shkruajë e të lexojë.

Juristja Eni Çobani tregon një deklaratë: “Ne kemi një deklaratë noteriale të vitit 2010, ku deklaruesit janë Shaqir Avdillari, Sabrije Nexhipi, Marjeta Avdillari dhe Sokol Avdillari, ku shoqëria “Pirgu” me administrator të përgjithshëm Kujtim Xhafkollari, kanë deklaruar prëpëar noteres Mimoza Shehu pikërisht dhënien e kësaj prone, shoqërisë “Pirgu” me cilësinë e sipërmarrësit. Tani a mund të më shpjegoni pak, edhe pse unë e kuptoj që ju jeni pa shkollë. Tani Sabrije përse je ti këtu te kjo pasuri?

Sabrija: “Sepse unë mora burrin, vura kunorë me atë dhe ka shkuar emri pas burrit që kam pasur unë.”

Eni Çobani: “Jo moj zonjë, se ka qenë kjo gruaja te kjo pasuria (Drita) Ke firmosur ti Sabrije?”

Sabrija: “Jo jo, nuk kam firmosur fare!”, duke pranuar se nuk di të lexojë e të shkruajë, por Sabrija akuzon kunetërit e saj “Aty shkruhet Sabrije Nexhipi, ma kanë bërë kunetërit ashtu, se unë Nexhipi e kam pas te burri i parë.”

Eni Çobani sqaron: “Nga kjo deklaratë noteriale tregon se zonja, si bashkëshorte e dytë e Shaqir Avdillarit ka firmosur këtë deklaratë noteriale. Atësia e shënuar në deklaratë është Sabrije Nexhipi, atësia Sami (që në fakt është babai i Dritës). “I ka falsifikuar të gjitha kunati im!”, shprehet Sabrija.

Sipas zonjave, pretendohet se Xhevahiri vëllai i Shaqirit, është marrë me bërjen e të gjitha kontratave; ai ka përfituar edhe nga varrimi i të ndjerit Shaqir, duke thënë se varrimi kishte kushtuar 40 milionë lekë.

Ndërkohë znj.Drita vijon akuzat karshi gruas së dytë: “Ajo në bankë ka lekë në emrin e saj”

Sabrija: “Po ku i kam ato lekë moj!? Shko Shikoni!”

Drita: “Moj zonjë ma more burrin ti? Edhe lekët i ke vënë në emrin tënd.”

Sabrija shpërthen në lotë duke treguar vuajtjet që ajo ka hequr me burrin e sëmurë dhe që ai nuk e pyeste fare në vendimet që merrte.

Drita: “Çfarë ka kjo që qan? Lekët mi hëngri! Ku ta kërkoj unë drejtësinë?”

Eni Çobani sqaron: “Tani që këtu janë kryer veprime të kundraligjshme që do të kenë më pas pasoja juridike shumë të rëndësishme mbi ata që kanë ndërmarrë këto veprime; unë për këtë garantoj Dritën dhe Sabrijen dhe gjithë publikun se, gjithkush që ka marrë pjesë në falsifikimin e të tërë kontratave të shitblerjes, për pasurinë në të cilën ka qenë pjesë edhe znj.Drita, do të dënohen të gjithë penalisht.

Sabrije ti ke vuajtur pjesën tënde të jetës, por Drita është bashkëpronare për 2500 metra katrorë, bashkë me dy fëmijët e saj. Kjo pasuri është e familjes bujqësore, nuk është e bashkëjetesës tënde gjatë martesës. Zonja ka pasur të drejtën që në momentin e parë që janë lidhur kontratt e shitblerjes që të ishte e pranishme përpara noterëve me kartën e identitetit të saj, të firmoste ose jo me vullnet të lirë dhe, më pas, të merrte pjesën takuese në këtë pasuri. Kjo gjë nuk është bërë dhe unë po ju them publikisht se zonja do t`i drejtohet gjykatës dhe prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, e para për të nxjerrë firmat e zonjës Sabrije a janë të falsifikuara apo jo, dhe më pas do të dalin të pavlefshme të gjitha kontratat e shitjes së kësaj pasurie pa prezencën e znj. Drita. Znj Drita cc`ka ju takon ju në këtë pasuri do ta merrni me të gjithë forcën e ligjit. Ti mos u shqetëso sepse drejtësinë do ta marrësh, pasuria që të takon do jetë e jotja dhe e fëmijëve.

Drejtuesi i emisionit, Ardit Gjebrea ngre pyetjen, se nëse zonjës Sabrije i takon ndonjë gjë?

Dhe Eni Çobani e mbyll: “Përsa i përket pasurisë së bashkëshortit që ajo e ka të lidhur në rrugë ligjore, në momentin sa ishte gjallë nuk i takonte, se nuk ishte pasuri e bërë gjatë martesës, por në momentin që ai vdes, ajo bëhet pjesë e trashëgimisë së bashkëshortit, bashkë me fëmijët e tij.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll