Hapësire reklamuese

Bota

Sherr live, deputeti dhe analisti përleshen në studion televizive (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Një debat televiziv ka degjeneruar në sherr live në Ukrainë. Shkak është bërë tema në lidhje me Rusinë dhe ndërhyrjet e saj në Ukrainë.

Mediat vendase raportojnë se deputeti ukrainas Igor Mosiyçuk është konfliktuar gjatë një transmetimi live në Tv Neës One me analistin dhe ekspertin e shkencave politike,  Aleksandr Semçenko.

Mosiyçuk akuzoi analistin Semçenko se paguhet nga lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov për të bërë propagandë për Rusinë.

Ndërsa Semçenko reagoi duke e quajtur deputetin të sëmurë mendor, kjo bëri që ky i fundit ta sulmonte analistin. Më pas tregoi Mosiyçuk nga telefoni disa të dhëna dhe kërkoi që Semçenko të largohet nga studio.

Deputeti plotësoi kërkesën, por para se të largohej lëshoi disa akuza ndaj Mosiyçuk, i cili e ndoqi dhe e goditi nga pas.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin të tilla ngjarje në një transmetim live në Ukrainë. Më herët gjatë këtij muaji, në një transmetim live u konfliktuan edhe deputeti Oleg Barna nga partia në pushtet me deputetin e partisë Svoboda, Yuriy Levçenko.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu