Hapësire reklamuese


Rajoni

Sherr i përgjakur mes shqiptarësh në Selanik, njëri plagoset, tjetri arratiset

Shkruar nga Newsbomb
Sherr i përgjakur mes shqiptarësh në Selanik, njëri

Një sherr i përgjakur mes dy shqiptarësh ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Selanik të Greqisë.

Siç raportojnë mediat greke dy shqiptarët janë konfliktuar mes tyre jashtë një restoranti në rrugën “Ambelokipi” rreth orës 22:00. Debati agravoi deri në pikën kur njëri prej tyre nxorri armën e zjarrit.

Personi në fjalë qëlloi me armë bashkatdhetarin e tij në këmbë, duke e lënë të plagosur. Pasi e qëlloi ai u largua nga vendngjarja dhe u arratis. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekëosre. Ngjarja thuhet se ka ndodhur sapo viktima ka zbritur nga makina e tij, e cila është sekuestruar nga policia.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që forcat e policisë po kërkojnë nëpër rrugicat e zonës për autorin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese