Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Sherr gjatë karantinës, Kim Kardashian dhe Kanye West drejt divorcit?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8a375bc34233fb5c644fd7ee78ff56c9

Çifti i njohur Kim Kardashian dhe Kanye West janë bërë temë diskutimi nga mediat rozë, për shkak se disa persona të afërt të tyre janë shprehuar se çifti është drejt divorcit.

Kardashian dhe West janë të martuar prej 6 vitesh dhe kanë 4 fëmijë, por martesa e tyre duket të ketë probleme serioze.

Sipas meduave të huaja thuhet se sherri ka nisur gjatë karantinës, pasi Kim ankohej se Kanye nuk po e ndihmonte me fëmijët.

Kim ishte shprehur e revoltuar dhe se ndihej tejet e lodhur dhe e mbingarkuar, pasi gjatë asaj periudhe ajo nuk kishte mundësi që të punësonte një dado për fëmijët për shkak të distancimit social.

“Ajo po përpiqet të jetë një nënë shembullore dhe në të njëjtën kohë të përqendrohet në studimet e saj për drejtësi dhe të përmbushë detyrimet e saj profesionale, e kjo është e vështirë pa ndihmën e Kanye”, ishte ky komenti i burimit pranë çiftit.

Ajo që është vënë re së fundmi dhe është marrë si një “mesazh” për problemet e saj, ka qenë reagimi i Kim në rrjetet sociale, ku zakonisht është shumë aktive. Ajo nuk ka postuar asnjë foto me bashkëshortin së fundmi dhe gjatë periudhës së karantinës, postimet më të shpeshta kanë qenë vetëm me fëmijët.

Megjithatë të gjitha këto mbeten ende të pakonfirmuara dhe çifti nuk ka bërë asnjë reagim, as për t’i hedhur poshtë zërat për ndarje por as për t’i konfirmuar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img