Një vajzë pretendon se është goditur me sende të forta në kokë gjatë një sherri verbal që ka degjeneruar në konflikt fizik, në një klub nate “vip” ën Tiranë.
Vajza 22 vjeçare me inicialet D.D, e cila ka përfunduar në spital pas përplasjes fizike me shtetasen Z.Xh në 22 shtator të vitit të kaluar pretendon se pasi kishte hyrë me shoqet në lokalin e natës “Fa....” është ofenduar me fjalë nga 23 vjeçarja dhe është goditur me sende të forta në kokë duke e lënë pa ndjenja.
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë që të hetojë sherrin ndërsa më parë nuk ishte vendosur procedim penal pasi e dëmtuara nuk kishte shkuar për të kryer akt-ekspertimin.
Sondazh
Poll