
Policia e Kavajës njofton se ditën e sotme ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë babë e bir 65 dhe 32 vjeç.
Babai -I. Ç., 65 vjeç dhe djali B. Ç, 32 vjeç janë konfiktuar për motive banale, ku më pas konflikti është përshkallëzuar në dhunë dhe goditje ndaj njëri-tjetrit. Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje kanë bërë të mundur ndalimin e konfliktit si dhe i kanë shkoqëruar të dy në komisariat.
Njoftimi i policisë:
-I. Ç., 65 vjeç dhe B. Ç, 32 vjeç, babë e bir, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.