Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shërbimi Social reagon pas inspektimit të KLSH: Fëmijëve s’u është cënuar sasia ushqimore, marrin kaloritë sipas menuve

Shkruar nga Newsbomb
Shërbimi Social reagon pas inspektimit të KLSH: Fëmijëve

Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se kishte vërejtur një sërë shkeljesh në shtëpinë e Fëmijëve  “Zyber Hallulli” dhe se fëmijët ushqeheshin më pak se norma.

Një një postim Shërbimi Social njofton se femijët nuk u është cënuar për asnjë moment sasia, cilësia dhe kaloritë ditorë ushqimore sipas menuve të miratuara.

SHSSH sqaron se kuotat e shpenzimeve ushqimore janë në përputhje me një udhëzim dhe se kuotat ushqimore ditore janë të ndara sipas grupmoshave.

Po ashtu thuhet se menuja ushqimore hartohet një herë në jave nga një ekip, i cili ngrihet çdo fillim viti me Urdhër të Titullarit të institucionit. Ekipi përbëhet nga mjek, përgjegjës I sektorit social dhe edukatori. Menuja pasqyrohet në mjedisin e kuzhinës dhe firmoset nga ekipi.

E plotë:

Lidhur me kërkesat e medias bazuar në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit kryer në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë, Shërbimi Social Shtetëror, siguron se fëmijëve dhe të gjithë përfituesve të institucioneve të përkujdesit shoqëror nuk u është cënuar për asnjë moment sasia, cilësia dhe kaloritë ditorë ushqimore sipas menuve të miratuara.

ShSSh sqaron opinionin publik se kuotat e shpenzimeve ushqimore janë pjesë e Udhëzimit nr. 689, datë 02/10/2018. Në përputhje me këtë udhëzim, kuotat ushqimore ditore janë të ndara sipas grupmoshave.

Kjo kuotë individuale e përllogaritur me numrin e përgjithshëm të fëmijëve përcakton fondin limit për ushqimet, procedura e prokurimit të tyre realizohet nga Agjensia e Blerjeve të Përqëndruara.

Marrëveshja Kuadër e lidhur për furnizimin me ushqime ka një kohëzgjatje 2 vjeçare (2020-2022). Çdo produkt ushqimor, në përputhje me Marrëveshjen Kuadër dhe kontratat e lidhura me operatorët ekonomikë, blihet sipas kushteve të kontratës me një çmim të pandryshueshëm, duke mos cënuar sasinë dhe cilësinë e ushqimit ditor për fëmijët.

Lidhur me procedurat që ndiqen, institucioni në momentin që merr në dorëzim produktet ushqimore kontrollon përputhshmërinë me specifikimet teknike për sasinë dhe cilësinë e mallrave. Për produktet ushqimore sipas specifikave te tyre, kontrollohen kushtet e ruajtjes si afati I skadencës dhe për produktet shtazore kontrollohet çertifikata e cilësisë së produkteve nga AKU sipas procedurave të përcaktuara.

Menuja ushqimore hartohet një herë në jave nga ekipi shumë-disiplinor, I cili ngrihet çdo fillim viti me Urdhër të Titullarit të institucionit. Ekipi përbëhet nga mjek, përgjegjës I sektorit social dhe edukatori. Menuja pasqyrohet në mjedisin e kuzhinës dhe firmoset nga ekipi shumë-disiplinor.

Shërbimi Social Shtetëror i siguron të gjithë përfituesit në institucionet tona të përkujdesit social dhe të gjithë qytetarët se jemi të angazhuar për të ofruar shërbime sociale me standarde në të mirë të fëmijëve dhe të gjithë përfituesve dhe të punojë pa ndalur në përmirësimin e shërbimeve sociale në vend.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll