Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Shërbimi meteorologjik jep detaje: Sot dhe nesër do të ketë më shumë dëborë në gjithë territorin, këto janë qytetet më të zbardhura deri tani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

982de1b8fefd02de4a39a95f5627c58c

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije situatën aktuale në vend, përsa i përket motit dhe temperaturave, të ulëta në të gjithë territorin.

Reshjet më të shumta janë në Korçë dhe Peshkopi, por shtresë e bardhë në rrugë është krijuar dhe në Elbasan, Shkodër dhe Lezhë.

SHMU njofton se nesër do të ketë më shumë reshje dëbore për shkak dhe të uljes së temperaturave. Ndërkohë burime për neësbomb.al bëjnë me dije se në Elbasan është bllokuar qarkullimi i automjeteve në 11 fshatra.

Përshëndetje nga SH.M.U!

Reshjet e dëborës deri në këto momente janë regjistruar në Korcë 16cm, Peshkopi 10cm, Elbasan 3cm, Shkodër e Lezhë 2cm. Në orët në vijim reshjet e dëborës do të përfshijnë më teper territor. Në orët e para të 24 orëshit të ditës së diel do të ketë reshje bore me intensitet mesatar e të lartë në qendër e juglindje të vendit. Në mesditë dëbora do të marrë karakter lokal ndërsa në juglindje do të vijojë me intensitet të ulët. Si shkak i rënies së mëtejshme të temperaturave do të ketë ngrica të forta në rrugë dhe akumulim dëbore në të gjitha zonat malore dhe kodrinore. Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje 5-15m/s. Përgjatë vijës bregdetare erë intensive.Valëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore -10/-3°C

Zonat e ulëta -4/0°C

Zonat bregdetare -1/2°C

Ju urojmë fundjavë të mbarë në vijim!

Më shumë

spot_img
spot_img