Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Shërbimi Informativ në kërkim të Ervis Martinaj, dhjetëra kontrolle nga Laçi në Tiranë e Shkodër, asnjë gjurmë qëkur familja njoftoi “zhdukjen” e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shërbimi Informativ i Shtetit është vënë në kërkim të kërkuarit të SPAK, biznesmenit Ervis Martinaj. Ai kërkohet si porositës i një ngjarje kriminale, pas dëshmive të të penduarit Nuredin Dumani, por prej muajsh nuk ka asnjë gjurmë.

Policia e Shtetit “u ngrit në këmbë” një javë më parë kur xhaxhai i Ervis Martinaj, shtetasi Faik Martinaj, shkoi të bënte kallëzim se familja kishte humbur çdo kontakt me të. Sipas tyre, një person nga Puka por që jetonte në Dubai i kishte telefonuar dhe u kishte thënë se nipi i tyre ishte zhdukur.

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait, Ervis Martinaj, i cili është shpallur ne kërkim nga SPAK, dje (të martën) rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të”.

Kështu ka thënë në polici xhaxhai i të kërkuarit Ervis Martinaj. Veç Policisë e cila ka kryer kontrolle në disa qytete, edhe agjentët e Shërbimi Informativ janë vënë në lëvizje për të gjetur ndonjë gjurmë të biznesmenit. Faik Martinaj ka ngritur dyshime se disa grupe të fuqishme kriminale duan të eleminojnë nipin e tij.

Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar procedimin penal, si një rrëmbim të mundshëm personi dhe mësohet se një grup i posaçëm agjentësh me hetuesit e Policisë së Shtetit janë duke u marrë me këtë çështje.

Në qytetin e Shkodrës, Laçit, Vlorës, Durrësit e Tiranës janë kryer mbi dhjetëra kontrolle, por nuk është gjetur asnjë gjurmë e Martinaj e as e ndonjë pjesëtari të grupit të tij. Vetë familjarët kanë thënë se nuk kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me të, por janë informuar vazhdimisht prej njerëzve të ngushtë.

Të gjitha informacionet që po mblidhen në terren po shkëmbehen edhe me SPAK që disa muaj më parë nxori urdhër arresti për këtë person. Po ashtu, Prokuroria Speciale pak ditë më parë tërhoqi dosjen hetimore të atentatit të Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos shoku i tij Ylli Brahimi.

Ky i fundit njihej dhe si krahu i djathtë i Ervis Martinaj. Edhe dojsa e atentatit të trefishtë në Fushë-Krujë ku mbeti i vrarë kushëriri i parë i tij, Brilant Martinaj, pritet të merret nga SPAK, për të mësuar se cilat janë kundërshtarët që duan ta eleminojnë të shumëkërkuarin e drejtësisë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img