Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shërbimi i Neurologjisë në QSUT do të mbajë emrin e mjekut Drini Dobi, Manastirliu: Kishte për borxh në mes të natës të ngrihej e të vinte për pacientin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8f68ad6bcc92b6f2137a53e54f06d377

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, zv.ministrja Rakacolli, rektori i Universitetit Mjekësor Arben Gjata kanë qenë të pranishëm në Shërbimin Neurovaskular në Neurologji, tek QSUT.

Sot këtij reparti iu vendos emri i mjekut të ndjerë që humbi jetën nga Covid-19, Drini Dobi. Të pranishëm ishin dhe familjarët e tij, të cilët nuk i mbajtën lotët.

Screenshot_27.jpg

Ministrja Manastirliu dhe mjeku Gjata thanë se Dobi ishte i veçantë, si mjek dhe si njeri, duke lënë pas një emër të nderuar për të gjithë familjen e tij.

Ogerta Manastirliu: Drini Dobin e kujtojmë me shumë respekt dhe dashuri. Ju keni humbur birin tuaj, ne kemi humbur një mjek të mrekullueshëm.

Arben Gjata: Unë e kam të vështirë të flas sot, e kam thuajse të pamundur. Drini ishte i veçantë jo vetëm se ishte mjek i zoti, shok dhe koleg i afërt dhe i dashur, por sepse ishte njeri i rrallë. Të gjithë ne një ditë do largohemi nga kjo botë dhe e rëndësishme është se çfarë lëmë mbrapa dhe Drini ka lënë një emër, e ndaj të gjithë kanë respekt për të.  

Mira Rakacolli: Ai diti që t’i ofrojë pacientëve jo vetëm kurim, por dhe dashuri. Ishte vërtet i veçantë.

Screenshot_28.jpg

Ogerta Manastirliu: Drini nuk arriti ta fitonte betejën e jetës megjithëse ka fituar betejën më të madhe në jetë për të lënë prapa familje dhe fëmijë të mrekullueshëm dhe për të lënë pas një emër që do të kujtohet gjatë nga njerëzit e tij dhe pacientët. Fatkeqësisht kemi mbi 1900 jetë të humbura, ndër ta është dhe doktor Drini dhe mjekë të tjerë. Në këtë vit pandemie jam e bindur që jo vetëm unë,, por të gjithë ne së bashku kemi dhënë më të mirën nga vetja. Doktor Drini shkonte në urgjencë në çdo orë, në reanimacion në çdo orë, ishte nga ata mjekë që nëse e merrje e pyesje për një pacient ai ngrihej e kishte për borxh në mes të natës të përgjigjej. Ky është misioni i një mjeku, t’i shërbente njerëzve në nevojë. Duke lënë ndoshta pas dore dhe aspekte të tjera të jetës personale dhe duke ia dedikuar 100% këtij profesioni.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img