Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shërbimi fotografik për ministrin grek të financave, polemika në Greqi, SHBA dhe Evropë

Shkruar nga Newsbomb

Një shërbim fotografik për të përjavshmen franceze Paris Match, është vlerësuar me një seri tëeet ndërmjet ironisë dhe ngacmimesh të ashpra që kanë për objektiv Yanis Varoufakis. Ministri i Financave të Greqisë, 53 vjeç është fotografuar në shtëpi, ndërsa lexon libra, i bie pianos, ngre dolli me gruan Danae Stratou 50 vjeç, që në foto të ndryshme dalin edhe në ballkonin e shtëpisë me pamje nga Akropoli. 

Fillimisht ishte gazeta Wall Street Journal që vuri re shumë hashtag polemikë (#Varoufakis #parismatch) në gjuhën greke, por nuk mungojnë edhe ato në gjuhën angleze që janë ironike për ekonomistin fashinant grek. Tweet u publikuan më pas edhe tek e përditshmja amerikane. Në sintezë: jeta është e bukur, pavarësisht se Athina është një hap larg kolapsit. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.