Tirana
broken clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
0.5kmh
75 %
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
12 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Shërbimet sekrete po planifikojnë vrasjen e Putinit, ish-spiuni ZBULON planin: Do e eleminojnë duke e helmuar, ja kush

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Presidenti rus Putin mund të vritet nga një besnik brenda Kremlinit ose nga shërbimet sekrete”, këto janë hipotezat e një ish-spiuni francez.

Vrasja e Putinit për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës? Ndoshta po, ndoshta jo, por me siguri ata që po mendojnë të eliminojnë numrin një të Kremlinit janë aty. Për ta vrarë atë mund të jenë shërbimet sekrete ruse ose ukrainase, por edhe çdo i padyshuar tjetër që është në krah të tij ose që ka mundësinë të ndërveprojë me të.

Së fundmi, senatori republikan nga Florida, Marco Rubio, pyeti me ironi se ” a do të ishte mirë nëse dikush do ta eleminonte këtë njeri?”, duke sqaruar menjëherë më pas se kjo nuk është politikë zyrtare dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do ta bënin.

“Plani” kundër Putinit

Megjithatë, tashmë ka nga ata që kanë ide shumë të qarta për këtë temë. Një prej tyre është edhe një ish-spiun, një agjent klandestin veteran i Drejtorisë së Përjgithshme Franceze për Sigurinë e Jatshme, i cili i tha gazetës britanike Daily Beast se si operacioni për të eleminuar Vladimir Putinin, është në tryezën e çdo agjencie inteligjence.

Sipas tij kjo deklaratë është e bërë në njohuri të plotë të fakteve.

Agjenti në pension i DGSE-së, një specialist i eliminimeve, vëmendja e të cilit ndaj detajeve vlerësohet shumë nga kolegët e tij në këtë sektor, ofron gjithashtu metodën më të shpejtë dhe pa dhimbje për të hequr qafe armikun.

“Këtu është metoda më e mirë”

Atëherë çfarë mendon ish-agjenti që kërkon të mbetet anonim, mbi metodën më të mirë për ta eliminuar Putinin? Në këtë pikë ai nuk ka shumë dyshime: “Metoda më efikase do të ishte helmi”, duke nënvizuar se kjo përpjekje “do të ndodhë nga brenda Kremlinit” dhe nuk do të jetë një “punë e të huajve”.

Kërcënimet rreth Carit

Mirëpo, helmimi i Vladimir Putinit nuk është diçka që mund të ndodhë lehtësisht. Sipas mediave të huaja mësohet se muajin e kaluar presidenti rus, pushoi nga puna rreth 1 mijë njerëz, të cilët kujdeseshin për të, duke i zëvendësuar ata me një grup të ri asistentësh.

“Nuk ka asnjë dyshim se Putini është i vetëdijshëm se dikush po e ndjek atë për ta eleminuar”, tha ai, duke shtuar se vrasja e presidentit rus nuk është një mision i lehtë.

Më shumë




spot_img








spot_img