Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Shërbimet online, Rama: Revolucioni Digjital sistemi i sigurt anti-korrupsion, shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro

spot_img

Lajme të ngjashëm

5670ea51a9c56a462c4da6471092cadb

Kryeministri Edi Rama tani në konferencën e përjavshme me gazetarët ekonomia në fokus, po flet për “Revolucioni Digjital”.

Rama  shprehet se revolucioni Digjital është një proces që po transformon marrëdhëniet e shtetit me qytetarin, po krijon sistemin më të sigurtë Antikorrupsion.

 Ai ka bërë një pasqyrim të shifrave, ku tha se nëpërmjet shërbimeve online shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radhë.

“Pas dy goditjeve të njëpasnjëshme si tërmeti dhe pandemia nuk do të ishin përballuar nëse ne nuk do të ishim në fazën e revolucionit që e gjeti Shqipërinë. Përfytyroni vetëm një çast, mbylljen  e përgjithshme të një viti më parë ne nuk do të kishim mundësi që tu shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Kjo fatkeqësi nëse do të na kishte gjetur në kohën kur ky shtet kishte vetëm 1 % të shërbimeve online dhe vetëm 50 mijë përdorues, ndërsa sot nga 14  shërbime që ishin tashmë janë 1207 shërbime dhe 1.87 milionë përdorues.

Nga 51 mijë aplikime për shrbime onlinë në 2013 sot kemi kemi 7.7 milion. Nëse në 2013 kishte 6 regjistra elektronik, sot ka 55 database që shkëmbejnë informacion me 145 milion tranksasione të rritur 211 herë.

Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet  që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online

Sot Shqipëria ka faktikisht 95% të shërbimeve online, qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë në asnjë zyrë mos të takojnë asnjë lloj personi, mos të bëjnë as edhe një hap nëse kanë smartphonin e tyre.

Në lidhje me vakisnimin ne kemi një preoces plotësisht transparet.  Kemi edhe “pasaportën dixhitale”  të vaksinimit duke u parapërgatitur edhe për mundësinë që të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit nga të tjerët” tha Rama.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img