Hapësire reklamuese

Ekonomi

Shërbimet Doganore marrin vlerësimet pozitive nga Dhoma Amerikane e Tregtisë

Shkruar nga Newsbomb
Shërbimet Doganore marrin vlerësimet pozitive nga Dhoma Amerikane e

Shërbimet që jepen nga Administrata Doganore Shqiptare kanë marrë vlerësimet pozitive nga komuniteti i biznesit që aderon në Dhomën Amerikane të Tregtisë.

Kjo është paraqitur  në Indeksin e Besimit të Biznesit i Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku Doganat kanë marrë vlerësimet më të larta ndër agjencitë publike me mbi 62.5 përqind. Kjo sipas Indeksit të Besimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë  ka një rritje të kënaqshme për vitet e fundit.

Ne prezantimin e Indeksit të Biznesit, marrëdhëniet e Biznesit me Doganat kanë shënuar përmirësim për vitin 2021,  duke  u vlerësuar një nga indekset më të larta për raportet biznes-institucione publike.

Indeksi i Besimit të bizneseve, një publikim i përvitshëm i Dhomës Amerikane u publikua gjatë konferencës “Forcat e punës, sfidat e të ardhmes në Shqipëri’, i organizuar nga Dhoma Amerikane dhe Revista Monitor.

Indeksit të Biznesit, i njohur për perceptimin e klimës së Biznesit (2021-2022) në tërësi shënoi përmirësim, në 41.4 pikë, nga 37.66 pikë vitin e mëparshëm. Përmirësimi është i lidhur me situatën më të mirë ekonomike pas vështirësive që kaloi vendi gjatë pandemisë./Monitor.al

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll