Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shërbim prove për ish-ministrin, Hajdari: Vendimi zhgënjeu një popull të tërë

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri me 3.4 vite shërbim prove nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Në një postim në Facebook, Hajdari thotë se ky vendim zhgënjeu një popull të tërë, ndërsa ngre akuzat se drejtësia është ende nën presionin e politikës.

“Ndërkohë që gjykata dështoi të bënte histori me një dënim të papërfillshëm, drejtësia tregoi se është ende nën presionin e politikës.

Duket si një hap i sforcuar për gjykatën me vendimin “shërbim prove” për një zyrtar të lartë, por që në të vërtetë zhgënjeu një popull të tërë”, shkruan Hajdari në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese