Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e pamjeve nga spitali Fracez në Tiranë ku tashmë është shtuar edhe një shërbim i ri falas për shikimin e të moshuarve dhe kategoritë të nevojë.
Bëhet me dije se nga janari rreth 427 pacientë përfituan ndërhyrjen e kataraktit dhe lentet falas.
'Mirëmëngjes, dhe me një shërbim të ri shëndetësor falas për dritën e syve të më të moshuarve, falë reformës që vazhdon duke hedhur një hap çdo ditë , në rrugën e gjatë e të vështirë të kalimit të shëndetësisë sonë nga errësira mesjetare e pesë viteve më parë, në Shqipërinë që duam për fëmijët tanë, ju uroj një javë të mbarë', shkruan Rama.
Sondazh
Poll