Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Shënohet viktima e parë nga zjarri në vendin tonë, humb jetën një burrë në Gjirokastër, gruaja në gjendje të rëndë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është shënuar viktima e parë nga zjarret në vendin tonë.

Një burrë i moshuar ka humbur jetën në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Asim Zenel”. Gruaja e të ndjerit është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në trup ndërkohë që janë asfiksuar dhe 10 qytetarë.

Nuk dihet nëse i moshuari, Andrea Haxhiaj, ka ndërruar jetë nga djegiet apo nga tymi dhe asfiksia, por mësohet se çifti i të moshuarve po përpiqeshin të shuanin zjarrin me mjete rrethanore.

Lajmi është bërë me dije nga burime për mediat, ndërkohë që ministri Niko Peleshi është nisur nga Dukati urgjentisht për në fshatin “Asim Zenel”. Ai pak më herët u bëri thirrje banorëve të dy fshatrave në Gjirokastër përfshirë dhe Lunxhërinë, që të jenë bashkëpunues me autoritetet, pasi do të nisë faza e evakuimit.

Gjirokastër/ Informacion paraprak:

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”.

Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

spot_img