Hapësire reklamuese

Bota

Shënohet viktima e dytë me koronavirus në Luksemburg, shkon në 203 numri i të infektuarve

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Luksemburgu regjistron vdekjen e dytë nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë mëngjes ka ndërruar jetë personi i dytë nga koronavirus në Luksemburg, ndërsa numri i të infektuarve është rritur duke shkuar në 203, raporton RTL Today, shkruan newsbomb.

Sakaq kujtojmë se të martën në mëngjes, u raportuan 140 infeksione të konfirmuara.

Kryeministri Xavier Bettel njoftoi të martën se Luksemburgu do të ndjekë shembullin e vendeve të tjera, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që mund të zgjasë deri në tre muaj.

Ndërkaq bëjmë me dije se në vendin tonë numri i të infektuarve ka shkuar në 55 si dhe janë shënuar 2 viktima.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll