Shënohet viktima e 7-të e COVID-19 në Shqipëri, e moshuara ndërroi jetë sapo mbërriti te Spitali Infektiv

Publikuar tek: aktualitet, më 00:07 27-03-2020 Shënohet viktima e 7-të e COVID-19 në Shqipëri, e moshuara ndërroi jetë sapo mbërriti te Spitali Infektiv

Një 85 vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv. E moshuara nga Tirana ka mbarritur pasditen e sotme në spital në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të jetojë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë duke e çuar në shtatë numrin e viktimave të covid-19 në vendin tonë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086441040039062
array(1) { ["section"]=> string(111) "shenohet-viktima-e-7-te-e-covid-19-ne-shqiperi-e-moshuara-nderroi-jete-sapo-mberriti-te-spitali-infektiv-200230" }