Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Shënohet viktima e 6 nga zjarret në Itali, vendi në alarm

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zjarret që kanë përfshirë prej ditësh fqinjët e Italisë, kryesisht zonën e jugut, kanë shkaktuar jo vetëm dëme të mëdha materiale, po u kanë marrë jetën 6 personave deri tani.

Autoritetet bëjnë me dije se janë 500 zjarre aktive, shtuar këtu dhe temperaturat e larta. Kalabria është një nga zonat më të prekura me dëme kolosale materiale. Janë djegur mbi 10 mijë hektarë tokë. Edhe në Sardenja situata është e rënduar.

Presidenti i vendit, Sergio Matarella, fluturoi dje mbi zonat e djegura në Oristano, duke folur për një fatkeqësi të madhe. Kryeministri italian Mario Draghi premtoi të enjten se do të sigurojë mbështetje financiare për ata që preken nga zjarri. Ai gjithashtu tha se do të ketë një plan specifik për ripyllëzimin e zonave që janë shkatërruar.

Autoritetet deri më tani kanë dalë në konkluzionin se 57% e flakëve janë nga zjarrvënia e qëllimshme. Më pak se 2% shkaktohet nga natyra (dielli, rrufeja), 4.4% shkaku është ende i papërcaktuar ndërsa 22% situata që i kanë konsideruar si të paklasifikuara dhe në hetim e sipër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img