Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Shënohet rasti i parë me “ethet e minjve” në Kosovë, shqetësohet familja e 8-vjeçares së infektuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

IKSHPK në Kosovë ka njoftuar se është regjistruar rasti i parë me ethet e minjve.

Një tetë vjeçare është infektuar nga “ethet e minjve”, në bjeshkët e komunës së Deçanit, gjendja e së cilës sipas Drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, tashmë është e qendrueshme.

Gjatë ditës IKSHP-ja ka apeluar për kujdes gjatë konsumimit të frutave malore për shkak të rrezikut për infektim nga ethet e minjve, që mund të jenë vdekjeprurëse. Sipas tyre, në Kosovë më së shumti rrezik ka në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe në atë të Shalës.

“Burim i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosolë dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes vete dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesia gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Instituti thotë se “trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në qoftë se paraqiten me kohë. Po qe se të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img