Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Shënohen rekord infektimesh me Covid në Britani, MIJËRA raste pozitive në 24 orë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Britania e Madhe ka shënuar një tjetër rekord sa i takon situatës së koronavirusit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 48.553 raste me covid dhe 63 vdekje.

Numri i infektimeve nga dje është rritur me 6200 raste dhe 14 viktima. Shtatë ditë më parë ishin 32.551 raste pozitive dhe 35 viktima. Dje janë kryer mbi 60 mijë vaksinime ndërsa sot mbi 185 mijë.

Qindra mijëra njerëz po nxiten të bëjnë dozën e dytë të vaksinës, para se të lehtësohen kufizimet në Angli të hënën.

Mesazhet me tekst do t’u dërgohen 650,000 njerëzve duke u thënë atyre se duhet të sigurohen që takimi i tyre i dytë i vaksinës nuk është më shumë se tetë javë pas së parës.

Më shumë

spot_img
spot_img