Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1.5kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

“Shënkolli” çon në pranga dy të rinjtë në Elbasan, Policia sekuestron 16 kg hashash dhe kapsolla detonatore (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Skerdi Meta dhe Edmond Luli, dy të rinj nga Elbasani kanë rënë në prangat e Policisë pasi janë kapur me 16 kg drogë me vete. Nga kontrolli, atyre u janë gjetur 13 kapsolla detonatore, 2 përforcues grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Bazuar dhe  në informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e shisnin në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Shënkolli”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Skerdi Meta, 18 vjeç dhe Edmond Luli, 29 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasve Skerdi Meta, dhe Edmond Luli, në  lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shërbimet e Policisë  kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 16 kilogramë lëndë narkotike cannbais, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcuese grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi,  mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img